Tifozët e Liverpoolit votohen si më të mirët në Premierligë

Futboll

Tifozët e Liverpoolit votohen si më të mirët në Premierligë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 17:54

Nuk ka ndjesi më të mirë se interpretimi i himnit “You’ll Never Walk Alone” para një ndeshjeje në Premierligës apo në ndonjë garë evropiane.

Pavarësisht se kë e përkrahni, thjesht duhet ta vlerësoni përkrahjen e mrekullueshme që Liverpooli merr nga tifozët e vet, dhe pikërisht këtë e kanë bërë 4.000 tifozë të ligës elitare angleze, të cilët i kanë votuar adhuruesit e Liverpoolit si më të zhurmshmit në Premierligë.

Madje edhe tifozët e Manchester Unitedit e kanë pranuar se “Anfieldi” është më i zhurmshëm se “Old Traffordi” në baza javore, pa përkundër këtu faktin se të kuqtë i kanë tifozët më të zhurmshëm edhe kur luajnë në udhëtim.

Rezultatet në vazhdim janë të një sondazhi të bërë nga Barclays për tifozët më të zhurmshëm në ndeshje të skuadrave të tyre në shtëpi dhe udhëtim.

Tifozët më të zhurmshëm në shtëpi:

Liverpooli

Newcastle United

Crystal Palace

Manchester United

Stoke City

Tifozët më të zhurmshëm në udhëtim:

Liverpool

Newcastle United

Manchester United

West Ham United

Crystal Palace  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat