Barca po i humb shpresat për De Ligt

Futboll

Barca po i humb shpresat për De Ligt

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 08:10
Matthijs de Ligt

Barcelona është duke i humbur shpresat për mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt – raporton Mundo Deportivo.

Edhe pse Blaugranët besojnë se do t’i sigurojnë shërbimet e bashkëlojtarit të tij, Frenkie de Jong, ata duket se janë larg marrëveshjes për talentin 19-vjeçar.

Agjent i lojtarit është Mino Raiola, prandaj kjo gjë i komplikon akoma më shumë gjasat e katalunasve për nënshkrimin e tij.

Përfaqësuesi i De Ligt nuk është i interesuar ta dërgojë klientin e tij në Camp Nou, por është duke shqyrtuar opsione të tjera.

Sipas AS, Bayern Munichu dhe Juventusi janë opsionet më të mundshme për të ardhmen e holandezit.

Matthijs de Ligt (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)

Barca konsiderohej favorit për shërbimet qendërmbrojtësit të ri, mirëpo përkundër shumë përpjekjeve nuk ka arritur ta finalizojë marrëveshjen.

Pritet të shihet ku qëndron e ardhmja e De Ligt që konsiderohet një lojtar shumë premtues për të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat