Vjosa përgatitet për klubin zviceran

Futboll

Vjosa përgatitet për klubin zviceran

Nga: K. G. Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 13:05
Avdi Sadiku me zyrtarët

Klubi i futbollit Vjosa nga Shtimja po përgatitet për të pritur klubin zviceran Eagles nga Aarau. Synimi i shtimjanëve është që të presin sa më mirë në fund të shkurtit klubin zviceran dhe që është edhe një nder për vet klubin Vjosa. Kryetari i klubit të Vjosës, Avdi Sadiku, tha se vërtet është një kënaqësi që të vjen një klub nga Zvicra. “Me kërkesën e Kryetarit z. Avdi Sadiku dhe nënkryetarit të dytë z. Kreshnik Shabani është arritur marrëveshja me FC. Eagles nga Aarau i Zvicrës që stërvitjet po i njëjti Klub nga Zvicra ti zhvilloj në stadiumin e KF Vjosës në Shtime, Kosovë, po ashtu do të zhvillohen edhe dy lojë miqësore, njëra ndërmjet KF Vjosa-KF Eagles dhe tjetra, KF Eagles me një ekip të Superligës së Kosovës.

Image

Marrëveshja është arritur nga dy Kryetarët z. Avdi Sadiku KF Vjosa, z. Faton Gashi FC. Eagles, z. Kreshnik Shabani KF. Vjosa. Kjo ngjarje sportive do të jetë me datë: 27.02.2019 deri më 03.03.20192, bëhet e ditur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat