Arthur: Po lutem që Neymar të kthehet në Barcelonë

Futboll

Arthur: Po lutem që Neymar të kthehet në Barcelonë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 15:09
Neymar dhe Arthtur

Futbollisti brazilian shpreson që bashkëkombësi i tij do të kthehet përsëri në Barcelonë.

Arthtur tregon se lutet që të realizohet rikthimi i Neymar në Camp Nou.

Braziliani i është bashkuar Paris Saint-Germain nga Barça për shifrën rekorde prej 222 milionë eurosh në verën e vitit 2017 dhe ka ndihmuar ekipin francez të fitonte tre trofe sezonin e shkuar.

Megjithatë, ka raportime që 26-vjeçari nuk është i lumtur në Francë dhe kërkon të largohet sa më shpejt nga atje.

“Personalisht unë lutem që Neymar të vijë këtu pasi është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë Arthur për Mundo Deportivo.

“Besoj se sa më shumë lojtarë të mëdhenj që ka skuadra, më mirë do të jetë për ne”, ka theksuar braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat