Gattuso: Nuk mund të luajmë kështu

Futboll

Gattuso: Nuk mund të luajmë kështu

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 18:32
Gattuso: Nuk mund të luajmë kështu

Trajneri i Milan Gennaro Gattuso merr përsipër të gjitha përgjegjësitë pas barazimit (0:0) ndaj Frosinone-s, në ndeshjen e Serie A. Kuqezinjtë nuk kanë fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe nuk kanë shënuar në katër ndeshjet e fundit të Serie A për të parën herë që prej vitit 1984.  “Pjesa e parë ishte e dobët. Ndaj Fiorentinës krijuam dhe ishim më mirë, këtu ia dhamë pjesën e parë Frosinone-s. Nuk luajtëm mirë, dhe ata i fituan të gjithë topat e dyshimtë. Për të arritur objektivin tonë nuk mund të luajmë si në pjesën e parë. Nuk mund të luajmë kështu, duke u falur 45 minuta kundërshtarëve. Unë jam kapiteni i anijes dhe përgjegjësia është e imja”, ka thënë Gattuso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat