Sulmuesi belg nuk po e gjen veten tek ekipi nga Mestalla.
Michy Batshuayi mund të transferohet te Roma gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi belg i Valencias, i cili është në pronësi të Chelseat, i kontaktuar nga drejtori sportiv i verdhekuqve, Monchi, duket se ka dhënë dritën e gjelbër për një transferim të tillë.
Tashmë drejtuesit e Romës duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me Valencian, por edhe me Chelsean.
Batshuayi, duket se nuk po ambientohet si duhet në Spanjë, ndryshe nga sezoni i kaluar, ku i huazuar nga Chelsea te Dortmundi për gjashtë muaj, bëri paraqitje shumë të mira.
Valencia e huazoi sulmuesin në verë në një marrëveshje një-vjeçare me “Blutë”.