Maicon nuk tërhiqet

Futboll

Maicon nuk tërhiqet

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 16:25
Maicon nuk tërhiqet

Maicon Douglas Sisenando nuk heq dorë nga futbolli i luajtur. Një prej heronjëve të Interit të tripletës por edhe ish lojtar i Monacos dhe Romës, në moshën 37-vjeçare ka firmosur një kontratë për 1 sezon me skuadrën e kategorisë së dytë braziliane Criciuma. Te ky ekip Maicon ka hedhur hapat e tij të parë të karrierës pasi është aktivizuar për 2 vite kur luante në futbollin e të rinjëve. Edhe pse ka që nga 2017-ta kur u aktivizua me skuadrën e Serisë A braziliane Avai, që nuk luan, Maicon është i bindur në aftësitë e tij dhe nuk dëshiron të tërhiqet nga futbolli i luajtur pasi ka ende për të dhënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat