Spalletti gëzon tifozët e Interit

Futboll

Spalletti gëzon tifozët e Interit

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:42
Luciano Spalletti

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka konfirmuar se Radja Nainggolan do të rikthehet në skuadër për ndeshjen e së shtunës kundër Empolit.

Mesfushori belg ishte suspenduar nga skuadra për arsye disiplinore, dhe mungoi në sfidën kundër Napolit që Inter e fitoi 1:0.

Problemet mes Interit dhe Nainngolan, tashmë duken të zgjidhura, dhe mesfushori është rikthyer në skuadër.

“Do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Empolin”, është përgjigjur shkurt Spalletti në pyetjen rreth mesfushorit, përcjell ‘lajmi.net’.

Spalletti tutje në konferencë ka thënë se sfida ndaj Empolit nuk do të jetë aspak e lehtë, por kërkon fitore nga skuadra e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat