“Aubameyang është më i miri në Premierligë”

Futboll

“Aubameyang është më i miri në Premierligë”

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:49
Aubameyang

Mesfushori i ri i Arsenalit, Matteo Guendouzi, e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Pierre-Emerick Aubameyangin si sulmuesin më të mirë në Premierligë.

Aubameayng ka më së shumti gola në ligën angleze, gjithsej 13.

“Ai është duke na ndihmuar shumë sepse shënon shumë gola”, ka thënë Guendouzi.

“Për mua ai është sulmuesi më i mirë në Premierligë këtë stinor dhe nëse ai vazhdon të shënojë kështu gola, e di që do të jemi në një pozitë goxha të mirë në renditje”.

“Si një mesfushor është kënaqësi që të luaj me dikë si ai, është e lehtë sepse ai ka shumë kualitete”.

Guendouzi ka startuar në 11 ndeshje në këtë stinor të Premierligës, dhe ka bërë paraqitje të mira pas transferimit të tij gjatë verës nga skuadra e ligës së dytë në Francë, Lorient.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat