Chelsea po shikojnë përpara që në afatin e transferimeve të janarit të përforcohen në fazën defensive.
Në listën e dëshirave të “bluve” së fundmi figuron edhe emri i reprezentuesit gjerman, Matts Hummels.
“The Sun” shkruan se Bayern Munich po kërkon diku rreth 35 milionë euro për ta lënë të lirë qendër mbrojtësin, në janar.
30 vjeçari nuk është më një startues i pa prekshëm në mbrojtjen e bavarezëve, dhe mund të largohet në drejtim të Londrës.
Bayern kanë bërë të ditur se Chelsea ka kohë vetëm deri më 14 janar për të kryer lëvizjet, në mënyrë që ata të kenë mundësinë për të gjetur zëvendësimin e Hummels.