Ylli i Dortmund një hap pranë transferimit te Chelsea - Bota Sot
Ylli i Dortmund një hap pranë transferimit te Chelsea

Futboll

Ylli i Dortmund një hap pranë transferimit te Chelsea

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 12:41
Dortmund

Klubi londinez është afër të kryejë transferimin e parë në afatin kalimtar të janarit.

Christian Pulisiq është shumë pranë kalimit te Chelsea. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Dortmund është i gatshëm ta lëshojë lojtarin amerikan.

Blutë do të paguajnë 70 milionë euro për talentin amerikan, i cili shihet edhe si zëvendësuesi ideal i Eden Hazard, i cili me gjasë do të largohet nga Stamford Bridge në fund të këtij stinori.

Pulisiq po zhvillon një sezon fantastik me Dortmundin, skuadër kjo e cila e kryeson Bundesligën pas sezonit vjeshtor në Gjermani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...