Mergim Mavraj nënshkruan me skuadrën gjermane

Futboll

Mergim Mavraj nënshkruan me skuadrën gjermane

Më: 2 janar 2019 Në ora: 14:28
Mërgim Mavraj

Karriera e Mërgim Mavraj nuk ka shkuar siç duhet dhe kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar. Mbrojtësi shqiptar nuk ia doli të krijonte impakt te skuadra e Arisit në Greqi. Ai i dha drejtim të ardhmes së tij në fund të gushtit duke rrezikuar të mbetej pa skuadër. U fut me vonesë në përgatitjet me skuadrën dhe nuk përmbushi pritshmëritë e klubit grek. Drejtuesit vendosën që të ishte i larguari i parë nga lista e “skarcimeve” në janar.

Telesport mëson me burime të sigurta pranë lojtarit, se 32-vjeçari nuk ka pritur që të përsëritet e njëjta situatë e vështirë si në verë dhe i ka dhënë shpejt drejtim të ardhmes së tij. Ai ka firmosur për ekipin e Ingolstadt. Ekip ky që garon në Bundesliga 2. Një lëvizje e befasishme nga shqiptari, pasi skuadra gjermane ndodhet në vendin e fundit të ligës së dytë dhe Mavraj rrezikon shumë me këtë kalim. Skuadra e re e shqiptarit ka 10 pikë, 3 më pak se vendi i 15 që të shpëton në këtë Kategori.

Nga krahu tjetër, firma mes Mavrajt dhe klubit të Ingolstad ende nuk ka ardhur, pasi kontrata me Arisin nuk është prishur. Të njëjtat burime tregojnë për Telesport se shqiptari ka nesër takimin përfundimtar me drejtuesit e Arisit dhe aty do të vendosen pikat mbi “i” për prishjen e kontratës.

I rëndësishëm është fakti që kapiteni i Shqipërisë do të ketë mundësi të luajë çdo ndeshje, nëse gjithçka shkon sipas planit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat