Milani ka çuar në gjyq klubin turk

Futboll

Milani ka çuar në gjyq klubin turk

Më: 4 janar 2019 Në ora: 16:20
Milani ka çuar në gjyq klubin turk

Afati kalimtar i janarit te Milani duhet bërë me pikatore, pas UEFA po e monitoron, por në anën tjetër, kuqezinjtë duhet të mbledhin edhe ca para që nuk kanë ardhur nga shitje të së shkuarës. Rasti më konkret ka të bëjë me dy futbollistë që janë transferuar në Turqi përpara dy sezonesh. Bëhet fjalë për argjentinasin Sosa dhe sllovakun Jurai Kucka.

Të dy shkuan te Trabzonspor, për shifrën totale 13 mln euro, pra 8 mln euro Sosa dhe 5 mln euro Kucka. Por, ato para nuk kanë ardhur kurrë në arkat e klubit kuqezi.

Për këtë arsye, Milani ka çuar në gjyq klubin turk dhe, sipas asaj që shkruan ÇN Turkey, FIFA ka bllokuar merkaton e Trabzonit, që duhet të paguajë 13 mln euro për të marrë dritën jeshile, ndryshe mbetet e bllokuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat