Ish-lojtari sulmon Solari-n dhe kritikon Bale: Ai nuk është një lider

Futboll

Ish-lojtari sulmon Solari-n dhe kritikon Bale: Ai nuk është një lider

Më: 4 janar 2019 Në ora: 20:48
Gareth Bale

Ish-sulmuesi i Real Madrid Pedrag Mijatovic ka kritikuar Gareth Bale duke thënë se i mungon aftësia për të qenë lider dhe gjithashtu ka sulmuar trajnerin Santiago Solari pasi Los Blancos barazuan 2-2 me Villarreal. 

Blerja rekord e Real duhet të zëvendësohej në pushimin e ndeshjes pas një dëmtimi teksa ekipi i tij ishte duke humbur 2-1 dhe Solari më pas nxori nga fusha edhe Luka Modric, i cili ishte i sëmurë me grip. 

“Ajo që po ndodh me të është një mëkat. E pëlqej shumë si lojtar, por ai është shumë larg të qenurit një lider i ekipit pas largimit të Cristiano Ronaldo-s,” shprehet Mijatovic për stacionin radiofonik Cadena Ser. 

“Fakti më shqetësues është se dëmtohet shumë shpejt.” Bale, i cili ka shënuar vetëm katër gola në kampionat këtë sezon, është dëmtuar 20 herë që pas transferimit 100 mln euro nga Tottenham në vitin 2013. 

Për sa i përket Solari-t, nëse një lojtar e nis ndeshjen nga minuta e parë dhe nuk kërkon të zëvendësohet, nuk kuptoj se si mund ta heqësh. Ai ka bërë një gabim trashanik që hoqi Modric.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat