E bujshme, Gjimshiti drejt transferimit te ekipi që ka tifozeri të çmendur

Futboll

E bujshme, Gjimshiti drejt transferimit te ekipi që ka tifozeri të çmendur

Më: 6 janar 2019 Në ora: 11:39
Berat Gjimshiti

Një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare pritet të bëjë një lëvizje të bujshme në merkato. Fjala është për qendërmbrojtësin e Atalantës, Berat Gjimshiti, i cili është vënë në optikën e gjigantëve të Superligës turke, Besiktas. Futbollisti i kombëtares shqiptare dhe ekipit të Serisë A, është shfaqur së fundi në radarët e skuadrës së Beshiktash, pasi këto të fundit kanë kërkuar përforcimin e skuadrës me dy mbrojtës.

Kjo lëvizje lidhet me largimin e Pepes dhe Enzo Roco, duke krijuar një vakum të madh te skuadra turke. Sakaq, futbollisti i kombëtares kroate, Domagoj Vida, që luan për Besiktas, ka pasur oferta për një transferim të mundshëm. Për këtë arsye, skuadra turke nuk kërkon të humb kohë, teksa kërkon të përforcojë mbrojtjen me dy futbollistë.

Një prej emrave është ai i Berat Gjimshitit, futbollistit të kombëtares shqiptare, që këtë sezon ka pasur ulje e ngritje te Atalanta. Kështu emri i parë që ka ofruar agjenti Milos Malenovic për drejtuesit e Besiktas, është pikërisht emri i qendërmbrojtësit shqiptar, Berat Gjimshiti, që është pjesë e agjencisë “Soccer Mondial”. 

Së fundi agjenti i futbollistit të kombëtares shqiptare ka pasur një takim me drejtuesit e klubit turk, për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm të Gjimshitit. Ky është një transferim i mundshëm, duke parë mungesën e hapësirave te Atalanta për futbollistin kuqezi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat