Llukar ore Llukar, kur luhej ndeshja e madhe në vitin 1994 nën rrezikun e madh! - Bota Sot
Llukar ore Llukar, kur luhej ndeshja e madhe në vitin 1994 nën rrezikun e madh!

Futboll

Llukar ore Llukar, kur luhej ndeshja e madhe në vitin 1994 nën rrezikun e madh!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 janar 2019 Në ora: 13:09
Llukar ore Llukar, kur luhej finalja e Kosovës në vitin 1994 nën rrezikun e madh!

Fusha e futbollit në fshatin Llukar, në periferi të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, ka qenë simbol i zhvillimit të ndeshjeve të mëdha në kohën e okupimit,  kur Kosova ishte e pushtuar nga Serbia shoveniste. Ish futbollisti i mirënjohur, Bardhec Seferi, ka luajtur me sukses të madh në fanellën e Trepçës nga Mitrovica, por një periudhë edhe në KF Dukagjinin e Klinës, ose siç njihet prej mbrojtësve më të mirë që ka Kosova, kujton vitin e 1994 në Llukar. Llukar ore Llukar, kështu thonë shumë herë dashamirët e sportit, duke kujtuar ndeshjet e shumta, veçmas kur luante Prishtina si vendase, Shkëndija e Llukarit, Dardania e Llukarit.   

Image

Pamje nga ajo finale

Një foto e vitit 1994, kur u luajt një ndeshje në Llukar mes Flamurtarit të Prishtinës dhe Dukagjinit të Klinës, “flamurtarët” fituan. Një ndeshje e madhe por edhe e rrezikut të madh, sepse të gjithë ishin të rrezikuar në çdo moment, se milicia serbe kur e kuptonte se po luhej loja shkonte e ndërpriste ndeshjen dhe kë e arrestonte e merrte në bisedë informative, duke ushtruar dhunë të paparë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...