Tare po përgatitet që të afrojë yllin e Barcelonës

Futboll

Tare po përgatitet që të afrojë yllin e Barcelonës

Më: 6 janar 2019 Në ora: 13:46
Tare po përgatitet që të afrojë yllin e Barcelonës

Malcom është një lojtarët më të kërkuar në merkato teksa hapsirat e pakta të tij tek Barcelona kanë bërë që shumë klube të hidhen në sulm për brazilianin.

Sipas të përditshmes katalanase “Sport” Malcom ka rënë në syrin e Igli Tares. Gjithashtu gazeta thekson se Lazio nuk e ka aspak problem pagën e lojtarit dhe tashmë kontaktet kanë filuar.

Ndërkohë bëhet e ditur gjithashtu se Malcom mund të merret në huazim deri në fund të këtij sezoni me pas për ta blerë përfundimisht në qershor.

Megjithatë, Malcom nuk ka dëshirë tani për tani të largohet nga Barcelona, por Tare nuk heq dorë për ta transferuar në kryeqytetin Italian 21 vjeçarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat