Jeta e dytë e Ronaldos: “Nëse nuk do të bëhej futbollist, do të shpërthente në atë sport!”

Futboll

Jeta e dytë e Ronaldos: “Nëse nuk do të bëhej futbollist, do të shpërthente në atë sport!”

Më: 6 janar 2019 Në ora: 23:34
Cristiano Ronaldo

Mjaftonte një kat me shkallë, një ndërthurje magjike mes tavolinave dhe rraketave, ishte kjo dhoma e ëndrrave për Cristiano Ronaldo. Zhurma frenetike e topit të ping-pongut ishte thirrja e sirenave. Do të luante me orë të tëra bashkë me shokun e tij Joao. Fatkeqësisht për ping-pongun, 16-vjeçari Cristiano po dedikonte një pafundësi energjishë tjetërkund. Pasioni i dytë i CR7, ai që vazhdon ta shoqërojë akoma, është pikërisht ping-pongu. Art i rafinuar, me të cilin u njoh që fëmijë në Madeira dhe i praktikuar si djalosh në katin e dytë të akademisë së Sporting. Aty stërviteshin fëmijët e ping-pong, pikërisht aty, futbollistët e ardhshëm, shkonin dhe ndiqnin fshehurazi ping-pong.

Shoku më i ngushtë, me të cilin duelonte asaj kohe ishte edhe mjeshtër, në të ardhmen u bë numri 31 në botë në ping-pong. Është pikërisht João Monteiro, yll ndërkombëtar në ping-pong me rrënjë intaliane, është i bindur për një gjë: “Talenti është universal dhe Cristiano ka aq shumë sa që mund të ishte bërë edhe ai profesionist në ping-pong. Nëse do ta kishte nisur që i vogël, në mënyrë konstante, do të kishte shpërthyer patjetër. Por jeta e tij ishte futbolli”. 

Pikërisht aty historia mori tjetër drejtim, pa raketa, vetëm me taka. Por edhe në ditët e sotme, në çdo shtëpi ku ka qëndruar, Ronaldos nuk i ka munguar kurrë një tavolinë profesionale ping-pongu. Sapo mundet, mbërthen raketën dhe luan me miq, madje tashmë edhe me të voglin Cristianinho që po mëson nga babai. E ka pranuar edhe vetë Ronaldo, sapo erdhi te Juventus: “Sporti që dua më shumë pas futbollit? Ping-pongu! Dhe luaj mjaft mirë”, deklaroi CR7 në një prej intervistave të tij të para italiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat