Rooneyt nuk po i ndalen lajmet e këqija

Futboll

Rooneyt nuk po i ndalen lajmet e këqija

Më: 7 janar 2019 Në ora: 14:17
Wayne Rooney

Wayne Rooney është duke kaluar nëpër një situatë tejet të vështirë.

Wayne Rooney ishte arrestuar në Amerikë, pas gjendjes së dehur dhe sharjeve që kishte bërë në publik natën e 16 dhjetori të vitit që lamë pas.

Sulmuesi anglez ishte liruar menjëherë nga autoritet e Uashingtonit, por që tani do t’i bartë pasojat e tjera.

Sipas mediave në Angli, Rooney do t’i humbet milionat nga sponsorët pas atij veprimi në publik.

Por, kjo nuk është e vetmja gjë e keqe për sulmuesin anglez, pasi martesa e tij është në rrezik, pasi besohet se ai ishte në shoqëri edhe të disa femrave tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat