Pepe refuzon Arsenalin, ja ku dëshiron të transferohet

Futboll

Pepe refuzon Arsenalin, ja ku dëshiron të transferohet

Më: 7 janar 2019 Në ora: 16:32
Pepe

Ish reprezentuesi i Portugalisë, Pepe, aktualisht është pa skuadër.

Qendër mbrojtësi u largua nga Besiktas, si pasojë e gjendjes së dobët financiare të gjigantit turk.

Edhe pse tashmë është 35 vjeçar, ish mbrojtësi i Real Madrid po kërkohet nga disa skuadra të mëdha evropiane.

Së fundmi, interesim për lojtarin ka shfaqur edhe skuadra nga Londra, Arsenal, të cilët kohëve të fundit janë përballur me disa lëndime në fazën defensive.

Por, “L’Equipe” shkruan se Pepe ka refuzuar Arsenalin, pasi lojtari thuhet se dëshiron transferimin tek Monaco.

Monaco është duke zhvilluar një merkato mjaft të mirë. Ata së fundmi janë afër të transferojnë edhe Cesc Fabregasin.

Trajneri i Monaco, Thierry Henry ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të transferohen lojtarë me eksperiencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat