E konfirmon Klopp, kjo është gjendja e Lovren pas dëmtimit ndaj Wolves

Futboll

E konfirmon Klopp, kjo është gjendja e Lovren pas dëmtimit ndaj Wolves

Më: 8 janar 2019 Në ora: 00:42
Dejan Lovren

Liverpool është eleminuar nga garat e Kupës FA, duke u mposhtur nga Wolverhampton me rezultatin 2:1.

Lajm tjetër i keq për tifozët e Liverpool është edhe lëndimi i qendër mbrojtësit të Liverpool.

Dejan Lovren u detyrua të zëvendësohet herët gjatë kësaj ndeshje pasi mbeti i dëmtuar.

Jurgen Klopp ka konfirmuar se lojtari po përballet me një tërheqje muskulore.

Nuk dihet akoma se sa do të mungojë saktësisht lojtari, por këtë gjë do ta mësojmë së shpejti.

Shpresojmë që lëndimi të mos jetë serioz dhe kroati të kthehet sa më shpejtë në fushat e blerta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat