Lufta për në qeverinë e UEFA-s

Futboll

Lufta për në qeverinë e UEFA-s

Më: 9 janar 2019 Në ora: 14:29
Lufta për në qeverinë e UEFA-s

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, vazhdon fushatën për të qenë pjesë e qeverisjes europiane të futbollit.

Kreu i FSHF-së takoi ditën e djeshme, presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Great. Duka i ka kërkuar këtij të fundit mbështetje për kandidimin e tij, teksa mësohet se takimi ka qenë në një frymë mirëkuptuese.

Të 2 krerët e Federatave kanë folur edhe për suksesin e Shqipërisë në Europianin 2016 që u zhvillua në Francë, si dhe për shortin e eliminatoreve të Europianit 2020, që bëri bashkë në grup “gjelat” dhe kuqezinjtë.

Në kuadër të fushatës, Duka është takuar edhe me një zyrtare të futbollit francez. Bëhet fjalë për Florence Hardouin, dikur atlete e Fencing.

Ajo është e para grua ekzekutive e zgjedhur nga UEFA, teksa mban postin e zv.menaxheres së përgjithshme në Federatën e Futbollit Franceze. Në përfundim të takimit, presidenti i FSHF-së i ka dhuruar zonjës Hardouin fanellën e Kombëtares shqiptare me emrin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat