Partizani barazon Sivasporin

Futboll

Partizani barazon Sivasporin

Më: 9 janar 2019 Në ora: 15:26
Partizani barazon Sivasporin

Partizani nga Tirana ka barazuar me rezultatin 1:1 në miqësoren e zhvilluar në Antalia ndaj turqve të Sivasporit. Një paraqitje dinjitoze për skuadrën e Skënder Gegës që kaloi e para në avantazh me anë të Asanit në minutën e 47-të. Sivaspori arriti të barazonte shifrat në minutën e 67-të me anë të Torje, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e parë, Gega i besoi formacionit titullar që kishte përdorur më së shumti në kampionat, teksa nuk munguan zëvendësimet e shumta në pjesën e dytë, ku spikat aktivizimi i Hyseni, që iu bashkua së fundmi Partizanit, pas aventurës pozitive me Flamurtarin.

Ndërkohë, dy ditë më pas Partizani do të luajë sërish miqësore, këtë herë ndaj Antaliasporit. Ndërsa, më 14 janar do të sfidojë Dinamon e Zagrebit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat