De Ligt: Nuk largohem nga ekipi ku jam

Futboll

De Ligt: Nuk largohem nga ekipi ku jam

Më: 9 janar 2019 Në ora: 19:27
De Ligt

Matthijs De Ligt, kampioni 19-vjeçar i Ajaxit, ka deklaruar në mediat holandeze se pavarësisht se e kërkojnë skuadrat më të mëdha të Europës nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit nga ekipi i tij. De Ligt konsiderohet si një nga talentet e futbollit botëror, për të cilin janë interesuar Barcelona, PSG, Bayern Munih, dy ekipet e Manchester, Real Madrid e Juventus. “Nuk kam frikë nga sfidat, por nuk dua të largohem nga Ajax në afatin kalimtar te janarit. Kemi disa trofe për të fituar, ndaj të gjithë duhet të qëndrojmë te skuadra për të arritur objektivat që i kemi vënë vetes dhe të shkojmë të gjithë së bashku te suksesi”, tha De Ligt, që është gati të kalojë në një ekip të madh, por verën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat