Kovaç i shqetësuar!

Futboll

Kovaç i shqetësuar!

Më: 10 janar 2019 Në ora: 17:33
Kovaç i shqetësuar!

Më 18 janar do të rinisë Bundesliga dhe Bayern luan një ndeshje delikate në Hoffenheim, rival i sikletshëm. Shqetësim për trajnerin Niko Kovaç është edhe lista e mungesave, që sa vjen e zgjatet dhe tashmë është e konfirmuar mungesa e Arjen Robben e Franck Ribery, përveç të dëmtuarit rëndë Tolisso. Ribery ka pësuar një dëmtim në kofshë në stërvitjen e së mërkurës në Doha, Katar, duke pasur një tërheqje muskulore që e nxjerr jashtë loje për ndeshjen në Hoffenheim. Robben është gjithashtu mungesë e sigurt për ndeshjen e parë të vitit, sepse vetë holandezi e konfirmoi në një prononcim për Sky: “Ka qenë një javë shumë e mirë, stërvitja ka qenë e shkëlqyer, por nuk mjafton që të jem në fushë në Hoffenheim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat