Murillo: Më mbush me krenari - Bota Sot
Murillo: Më mbush me krenari

Futboll

Murillo: Më mbush me krenari

Më: 10 janar 2019 Në ora: 19:13
Murillo: Më mbush me krenari

Jeison Murillo është tashmë një lojtar i Barcelona-s. Një kthesë e rëndësishme kjo në karrierën e ish-mbrojtësit të Inter-it dhe Valencia-s, i cili ka folur për këtë në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit katalanas.

"Është një ëndërr për mua të jem këtu, jam i rrethuar nga lojtarët më të mirë të botës. Është një ndjesi shumë e mirë, që më mbush me krenari, nuk ka qenë e lehtë të arrij në këtë nivel. Tani dua të punoj shumë për të treguar se meritoj këtë fanellë. Puyol ka qenë gjithmonë një pikë referimi, ka shkruar historinë e Barcelonës", ka thënë Murillo.  

Kolumbiani nuk është një mbrojtës që shënon shumë, por kur e bën, janë gjithmonë gola spektakolarë: "Nuk shënoj shumë, por ato pak që kam shënuar janë të bukur. Tek Inter kam shënuar një me gërshërë (Inter-Bologna në Kupën e Italisë). E provoj gjithmonë në stërvitje dhe gjithmonë shënoj. Ka qenë një goditje këndi, e provova dhe shënova".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...