Befason Guardiola, thotë se e respektuan Burtonin duke i shënuar 9 gola - Bota Sot
Befason Guardiola, thotë se e respektuan Burtonin duke i shënuar 9 gola

Futboll

Befason Guardiola, thotë se e respektuan Burtonin duke i shënuar 9 gola

Më: 10 janar 2019 Në ora: 20:07
Pep Guardiola

Manchester City mbrëmë e ka demoluar skuadrën e Burton Albion, në kuadër të gjysmë finales së Kupës Carabao.

Të përzgjedhurit e Pep Guardiolas ishin të pamëshirshëm duke realizuar plotë nëntë herë në portën e kundërshtarit.

Ishte Gabriel Jesus që realizoi katër herë, dhe nga njëherë realizuan Walker, Foden, Mahrez, Zinchenko e De Bruyne.

Pas ndeshjes ishin të shumta kritikat që iu adresuan skuadrës së Manchester City, duke konsideruar se treguan mos respekt duke shënuar nëntë gola.

Por, njësoj sikur ata nuk mendon Guardiola, i cili edhe ka argumentuar qëndrimin e tij.

“Biseduam për këtë në pauzën mes dy pjesëve. Jini të thjeshtë, luani thjeshtë” ka thënë fillimisht spanjolli, transmeton lajmi.net.

“Të mundohesh që të shënosh më shumë gola është mënyra më e mirë për të respektuar garën dhe kundërshtarin” ka shtuar ai.

“Nëse nuk lufton dhe harron që të vazhdosh garën, ti nuk tregon respekt për kundërshtarin tënd “ ka përfunduar ai.

Kujtojmë se në këtë fitore të madhe për 90 minuta u paraqit edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...