Në prag të derbit, Solskjaer ka disa lëvdata për Pochettinon

Futboll

Në prag të derbit, Solskjaer ka disa lëvdata për Pochettinon

Më: 11 janar 2019 Në ora: 09:28
“Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Spekulimet (nga Man Utd) janë aty për një arsye” ka thënë Solskjaer

Manchester United dhe Tottenham do të përballen këtë xhiro për kryendeshjen e javës në Premierligë.

United po kalon në formë fenomenale nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer, duke regjistruar të gjitha fitore, por ndeshja kundër Spurs do të jetë shumë e vështirë.

I vetëdijshëm për këtë është edhe vet norvegjezi, i cili edhe ka vlerësuar lart kundërshtarin e tij, Pochettino.

“Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Spekulimet (nga Man Utd) janë aty për një arsye” ka thënë Solskjaer.

“Por, nuk është puna ime të vlerësoj trajnerët e tjerë. Fokusi im është tek vetja dhe skuadra ime” ka shtuar norvegjezi.

Manchester United tani janë vetëm tri pikë larg Arsenal por lufta me Tottenham do të jetë e vështirë dhe mund të rritet diferenca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat