Ederson flet për të shkuarën - Bota Sot
Ederson flet për të shkuarën

Futboll

Ederson flet për të shkuarën

Më: 11 janar 2019 Në ora: 19:13
Ederson flet për të shkuarën

Ederson Santana de Moraes, ose i njohur shkurt si Ederos është portieri i Mançester Siti në Premierligë. Ai po bën paraqitje mjaft të mira me fanellën e kaltër dhe është kthyer në një ndër lojtaret më të mirë që Pep Guardiola ka në dispozicion.

Portieri brazilian ka rrëfyer kohën kur ai ishte në moshën 15-vjeç, ku ka thënë se kishte rënë në një depresion të thellë për një muaj. Më pas ka folur për rivalët e tij që ai ka në kampionatin anglez, por që janë bashkëkombas.

“Isha vetëm 15 vjeç dhe kalova një periudhë shumë të vështirë. Kam qenë një muaj i zhytur në depresion dhe nisa të pija duhan në vend të futbollit. Fatmirësisht, ishin prindërit e mi më mbështetën dhe inkurajuan për të luajtur përsëri”.

Për sa i përket lojtarëve të tij te Kombëtarja që luajnë në Permierligë: “Shkojmë mjaft mirë, edhe pse nuk mund ta shohim njëri-tjetrin shumë shpesh. Unë jam mik i madh me Roberto Firminjon dhe të gjithë lojtarët brazilianë, që jetojnë në këtë zonë të Anglisë. Sa herë kemi kohë të lirë, përpiqemi të dalim. Por, është e vështirë ndonjëherë për shkak të orarit të ndeshjeve që ne kemi”.- ka përfunduar Ederson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...