Shaqiri me Liverpoolin për fitore në Brighton!

Futboll

Shaqiri me Liverpoolin për fitore në Brighton!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2019 Në ora: 10:14
Shaqiri në veprim

Lideri i Premier League, Liverpooli, kërkon fitore në udhëtim kundër Brightonit, në ndeshjen e javës së 19-të. Liverpooli pas dy humbjeve, njërën me 2:1 nga Manchester City në kampionat dhe tjetrën me 2:1 nga Wolves për Kupën e Anglisë, tani synojnë t’i kthehen fitores në kampionat. Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me Liveropolin, synojnë fitore, e cila do t’ia përforcon edhe më shumë pozitën në kreun e tabelës. Sfida mes  Brighton dhe Liverpoolit luhet sot në orën 16.00. ‘Redsat’ kryesojnë me 54 pikë, kanë katër më shumë se Manchester City, kjo e fundit të hënën si vendas takohet me Wolvesin. 

Në orët e mesditës së sotme (13.30) zhvillohet derbi londinez mes West Hamit dhe Arsenalit. ‘Topçinjtë’ kanë në përbërje shqiptarët Shkodran Mustafin dhe Granit Xhakën, të cilët kërkojnë tri pikë.  Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se ai është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion. Edhe pse dëmtimet që ka patur gjatë fazës së parë të kampionatit kanë qenë të shpeshta, duke sjellë edhe një periudhë krize, me 3 humbje në 4 ndeshje, sërish trajneri spanjoll shprehet se lojtarët që ai ka në dispozicion janë më të mirët. Për këtë arsye, ai nuk pret asnjë blerje në afatin kalimtar të janarit.

“Klubet e mëdha, siç është edhe Manchester City, nuk blejnë lojtarë apo t’i marrin ata në formë huazimi vetëm për 6 muaj. Unë, kur vendos të blej një lojtar synojn që ai të luajë për skuadrën time për 5 apo 6 vite dhe jo 6 muaj. Ndaj nuk e shoh aspak me interes afatin kalimtar të janarit, pasi nuk do të sjellë asgjë të re te City. Në të mirë dhe në të keqe, ne kemi vendosur që të shkojmë deri në fund të sezonit me këtë grup dhe jam i kënaqur me skuadrën që kam”, ka thënë Guardiola.

Liga e Anglisë, java 22

E shtunë

West Ham-Arsenal  13.30

Brighton-Liverpool 16.00

Burnley-Fulham        16.00

Cardiff-Huddersfield       16.00

Crystal Palace-Watford 16.00

Leicester-Southampton         16.00

Chelsea-Newcastle 18.30

E diel

Everton-Bournemouth   15.15

Tottenham-Manchester Utd 17.30

E hënë

Manchester City-Wolves        21.00

Liga e Spanjës – java e 19-të

E shtunë    

Leganes-Huesca       13.00

Valencia-Valladolid 16.15

Girona-Alaves   18.30

Villarreal-Getafe                20.45

E diel

Atl. Madrid-Levante         12:00

Ath Bilbao-Sevilla    16.15

Barcelona-Eibar        18.30

Betis-Real Madrid    20.45

E hënë

Sociedad-Espanyol 21:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat