Tottenham i hap rrugë Realit: Do Harry Kane, ja çmimi! - Bota Sot
Tottenham i hap rrugë Realit: Do Harry Kane, ja çmimi!

Futboll

Tottenham i hap rrugë Realit: Do Harry Kane, ja çmimi!

Më: 12 janar 2019 Në ora: 11:23
Harry Kane

Real Madrid është në një pikë kritike sa i përket shënimit të golave dhe largimi i Cristiano Ronaldo ka lënë një boshllëk të madh në sulmin e kampionëve të Evropës. Prandaj, në merkaton e verës Florentino Perez do kërkojë me ngulm të sjellë një golashënues të rregullt në “Bernabeu”.

Harry Kane është dëshira më e madhe e tij, por Tottenham nuk ka ndër mend ta lëshojë kaq lehtë sulmuesin e tyre. Alternativa të tjera mbeten Lewandowski e Cavani, por të dy janë në moshë të madhe dhe anglezi preferohet përpara tyre.

Tottenham e ka situatën nën kontroll, Pochetino ka një plan afatgjatë me një skuadër cilësore, stadiumi është drejt përfundimit dhe Kane do ishte një imazh i madh për ndërtimin e një skuadre të fortë. Me llogari të thjeshta “Spurs” nuk e ka me ngut, prandaj i kanë vënë një kartelë të kripur sulmuesit të tyre: 350 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.

Kush do guxonte? Këtë gjë nuk e themi dot, duke marrë shkas edhe nga largimi i Neymar për te PSG për 222 milionë euro. Në ditët e sotme, në merkato mund të ndodhë gjithçka edhe më e vështira mund të duket e vërtetë. Tottenham ka qenë gjithmonë një klub i vështirë për Real Madridin, këtë e ka treguar në shitjen e Bale dhe Modric, e së fundi në çmimin 250 milionë euro që i vendosi danezit Eriksen.

Sipas medieve në Spanjë, Real Madrid do të presë për të parë fundin e sezonit dhe në rast se nuk arrijnë të fitojnë asnjë trofe, atëherë edhe lojtari më i shtrenjtë në treg nuk do e trembte Florentino Perezin për ta sjellë në Madrid. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...