Paramendo kush e kritikon Shaqirin, e çuditshme!

Futboll

Paramendo kush e kritikon Shaqirin, e çuditshme!

Më: 12 janar 2019 Në ora: 13:44
Shaqiri

Xherdan Shaqiri po shijon një sezon të mirë me Liverpoolin. Por, jo të gjithë e mendojnë këtë, të paktën që pas humbjes 2:1 nga Ëolves në FA Cup.

Jurgen Klopp pushoi shumicën e lojtarëve, duke bërë 9 ndryshime – me Xherdan Shaqirin që mori përsipër sulmin e “Të Kuqve”, së bashku me Daniele Sturridgen.

Sido që të jetë, sipas lojtarit që ka luajtur për shumë klube në Premierligë, Keith Andrews, Shaqiri nuk dhuroi shumë kundër Wolves.

Ai mendon se Xherdani nuk mundi të tregojë shumë pa Salahun, Manen e Firminon në fushë, “Shaqiri u zhduk pa të mëdhenjtë në fushë, ishte i bllokuar”, dhe se “nisi të shfaqet vetëm kur lojtarët (Firmino, Salah) u inkuadruan në lojë”.

Shaqiri ka bërë 21 paraqitje për Liverpoolin këtë edicion në të gjitha garat, duke realizuar 6 gola, teksa ka dhuruar edhe 3 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat