Sadiku firmos - Bota Sot
Sadiku firmos

Futboll

Sadiku firmos

Më: 12 janar 2019 Në ora: 14:20
Sadiku fimos

Loret Sadiku e ka nisur vitin e ri me lajm fantastik. Mbrojtësi shqiptar ka rinovuar kontratën dhe do të jetë pjesë e Kasimpasas deri në vitin 2022.

Lajmi është bërë i ditur në faqen e klubit turk, ku ka treguar se futbollisti kosovar ka nënshkruar kontratë të re 4 - vjeçare dhe do të jetë pjesë e Kasimpasas deri më 30 qershor të vitit 2022, teksa kontrata aktuale i skadoi në janar, raporton Insporti.

Futbollisti shqiptar po kalon nëpër një formë fantastike në Turqi, ku ka bërë 17 paraqitje, ka realizuar një gol, teksa ka dhuruar edhe dy asistime – dhe tani i është shpërblyer mundi dhe sakrifica.

Sadiku nëshkroi kontratën e re përkrah drejtorit sportiv, Bekir Nursal Bilgin dhe ndihmës drejtorit sportiv, Emir Saraç.

“Jam krenar që rezultati i paraqitjeve të mia në fushë u shpërblye dhe do të doja ta falënderoja klubin tim, Kasimpasa SK për besimin”, ka shkruar Sadiku në Instagram.

“Do të doja që nga thellësia e zemrës t’i falënderoja njerëzit përreth meje, të cilët më kanë mbështetur, përfshirë këtu familjen time, menaxherin dhe të gjithë të tjerët në klub”, ka shtuar qendërmbrojtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...