Shaqiri me Liverpoolin nuk lejojnë tronditjen e radhës, me pikë të plota

Futboll

Shaqiri me Liverpoolin nuk lejojnë tronditjen e radhës, me pikë të plota

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2019 Në ora: 15:24
Salah

(E plotësuar): Liverpolli nuk lejon gabimin e radhës, pas asaj humbje në derbin e kampionatit me rezultat 2:1 nga Manchester City në “Etihad” dhe asaj në Kupë të Anglisë, me 2:1 nga Wolves, por kësaj radhe u kthyen në binarë dhe dolën triumfues me rezultat 1:0 në stadiumin  “Amex”, ndaj Brightonit, në ndeshjen e javës së 22-të të Premier League. Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri luajti titullar, bëri lojë të mirë dhe me shokë realizuan qëllimin. Në minutën e 50-të, sulmuesi egjiptian Mohamed Salah, e nxori penalltinë dhe vet e konkretizoi për fitoren e madhe, ku skuadra e tij prinë me 57 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Manchester City që renditet në pozitën e dytë.  Shaqiri u zëvendësua në minutën e 72-të nga Milner, i cili me skuadrën e tij dolën ballëlart nga stadiumi “Amex”.

Shaqiri luajti deri në minutën e 72-të, ku u zëvëndësua nga Milner. Mohamed Salah vet e nxori penalltinë dhe vet shënoi në minutën e 50-të, duke avancuar me rezultat 1:0 kundër Brighton, në ndeshjen që po luhet në stadiumin 'Amex' në Brighton. Shaqiri po luan mjaftë mirë dhe luftojnë që të kthehen me tri pukë të plota.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, po e pati ditën sot, gjithsesi se mund ta çojë në këmbë futbollin anglez. Ai me Liverpoolin luajnë në udhëtim dhe kërkojnë tri pikë kundër Brightonit, ndeshje që fillon në orën 16.00.

Image

Përbërja e Liverpoolit për ndeshjen e sotme

Mediat angleze konfirmojnë se futbollisti shqiptar luan titullar për krah Salah dhe që mund të bëjnë gjëra të mëdha, ta kthejnë në binarë liderin anglez, që aktualisht ka 54 pikë, 4 më shumë se Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat