Dështoi në testet mjekësore, por Vainqueur bindi Monacon pasi iu tha se nuk dëshiron të marrë rrogë sa është i lënduar

Futboll

Dështoi në testet mjekësore, por Vainqueur bindi Monacon pasi iu tha se nuk dëshiron të marrë rrogë sa është i lënduar

Më: 12 janar 2019 Në ora: 23:58
William Vainqueur

Dy ditë pasi dështoi në testet mjekësore për shkak të një problemi në muskulin e pasmë të pjesës së poshtëm të këmbës, William Vainqueur i është bashkuar Monacos në huazim nga Antalyaspor.

Edhe pse lëndimi në fjalë nuk ishte shumë serioz, klubi francez për një moment anuloi transferimin e tij pasi kishin nevojë për atë menjëherë.

Por, Monaco ndryshoi mendjen pasi sipas tyre lojtari ka një motiv dhe dëshirë të madhe për të luajtur për klubin e tyre.

Monaco është në vendin e 19-të në Ligue 1 dhe të dielën do të përballen me Marseillen. Pasi klubi është në rrezik për të rënë nga liga elitare franceze, zëvendës-presidenti Vadim Vasilyev tha se grupi ka nevojë për lojtarë me karakter të fortë si të Vainqueur.

“Pas pengesës që kishim në fillim, William tregoi vendosmëri dhe dëshirë të përfshihet në skuadër, gjë që na bëri të rishikojmë situatën prapë. Në këtë moment të vështirë ne kemi nevojë për lojtarë të mirë, por edhe për burra të vërtetë. Vlerat që tregoi ai na kanë bindur ta marrim”, ka thënë Vasilyev.

Por, në media është raportuar edhe për një detaj interesant, Vainqueur (që në gjuhen franceze do të thotë ‘fitues’), i ka kërkuar Monacos që mos t’ia paguajnë rrogën deri sa ai të rikthehet nga lëndimit dhe të fillojë të luajë.

“Kur kuptova se nuk isha gati, ndjenja ime fillestare ishte dëshpërim. Unë doja më të vërtetë të bartja këtë fanellë, kështu spontanisht iu bëra një ofertë”, ka thënë 30 vjeçari francez.

Ai në të kaluarën në Ligue 1 ishte pjesë edhe e Nantes dhe Marseille, por gjatë karrierës së tij luajti edhe për Romën, Standard Liege dhe Dynamo Moscow.

Ky është transferimi i katër i skuadrës së Thierry Henry gjatë afatit kalimtar të janarit. Cesc Fabregas nga Chelsea, Fode Ballo-Toure nga Lille dhe 36 vjeçari brazilian nga Schalke, Naldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat