Një notë më ndryshe për Xherdan Shaqirin nga “Daily mail”

Futboll

Një notë më ndryshe për Xherdan Shaqirin nga “Daily mail”

Nga: Kemajl Goca Më: 13 janar 2019 Në ora: 13:38
Shaqiri e Salah

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, u paraqit 71 minuta për Liverpoolin, në fitoren e madhe me rezultat 1:0 në udhëtim, kundër Brightonit, në ndeshjen e javës së 22-të të Premier League. Reprezentuesi i Zvicrës bëri paraqitje të mirë për liderin e kampionatit, por kësaj radhe u vlerësua me notë pak më ndryshe, me të ultë se herëve të kaluara nga britanikja “Daily Mail”.  Ylli nga Kosova u vlerësua me notë 6, kurse lojtar i ndeshjes është Van Dijk, me notën 8.

Nota e lojtarëve: Brighton: (4-5-1): Button 6; Montoya 5, Dunk 6, Duffy 7, Bong 6.5; March 5 (Knockaert 65, 5), Gross 5 (Kayal 78, 6), Stephens 6, Propper 5, Locadia 5; Murray 5.5 (Andone 65, 5). Liverpool (4-2-3-1): Alisson 6; Alexander-Arnold 6, Fabinho 7, Van Dijk 8, Robertson 7.5; Henderson 6.5, Wijnaldum 6; Shaqiri 6 (Milner 71, 6), Firmino 7.5, Mane 7 (Keita 88, 6); Salah 7.5 (Origi 90, 5).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat