Llapi vazhdon përgatitjet për stinorin pranveror

Futboll

Llapi vazhdon përgatitjet për stinorin pranveror

Më: 13 janar 2019 Në ora: 17:04
Skuadra Llapjane

Skuadra Llapjane ka vazhduar përgatitjet për stinorin pranveror.

Ekipi drejtuar nga Djengis Redjepi është duke u stërvitur në ambiente të mbyllura deri sa me datën 21 do të udhëtoj për në Shqipëri për të vazhduar fazën e dytë përgatitore.

Trajneri Redjepi është tejet i kënaqur me kushtet të cilat iu kanë ofruar nga kryesia duke ia lehtësuar atij punën. Mirëpo pohon se ende ka punë të arrihet ajo të cilën ai e dëshiron.

Redjepi: Të marrim ndeshje për ndeshje dhe rezultati nuk mungon

“Kemi nisur që nga data 5 janar me fazën përgatitore, dëri në këto momente jemi duke punuar në mënyrën më të mirë, edhe pse ditët e para kishim, ishte koha edhe më e mirë për tu punuar, por që  nja tre ditë, katër për shkak të borës jemi duke punuar në salla të mbyllura. Deri në këto momente jam shumë i kënaqur me futbollistët, nga angazhimi I tyre, nga disiplina dhe mendoj se deri në përfundim të sezonit do të jem i kënaqur nga performanca dhe dhënia  e maksimumit të futbollistëve… Normal klubi i futbollit Llapi ka një ekip shumë cilësor, por edhe prurjet e reja janë lojtarë shumë cilësor, janë lojtarë të ri me prespektivë, por edhe kemi lojtarë që janë të përvojshëm, mendoj që edhe këta përforcimet do e ngrisin edhe më tepër cilësinë e lojës tek Llapi edhe pse grupi I cili ka qenë edhe më herët në këtë klub, është një grup shumë I shëndosh dhe mendoj që vetëm këto prurjet e rej a do e ngrisin në çdo aspekt performancën e ekipit në përgjithësi”, pohoi Redjepi

Kapiteni i skuadrëm Lum Namani, është tejet i lumtur me punën që është duke u zhvilluar në stërvitjet e skuadrës së Llapit, gjithmonë duke ju falenderuar trajnerit dhe stafit të tij, të cilët sipas kapitenit janë duke bërë një punë të palodhshme dhe besojmë që frytet e kësaj punë të jenë sukseset në fund të kampionatit.

Namani: Trajneri është duke bërë punë fantastike

“Po kemi filluar që 10 ditë, stërvitjet janë duke shkuar shumë mirë dhe jemi të motivuar maksimalisht për këtë sezon. Po jemi të kënaqur janë bërë edhe disa përforcime dhe jemi shumë të kënaqur. Trajneri është shumë i mirë dhe motivin e ka të lartë dhe na motivon edhe neve si lojtarë shumë”, pohoi Namani.

Pes pikë largë vendit të parë, skuadra llapjane tanimë nuk është duke menduar vetëm se si të shpallet kampion në fund, mirëpo ata se bashku si një grup do të fokusohen që në çdo ndeshje të rrisin nivelin e lojës së tyre dhe besojnë që sukseset nuk do të mungojnë .

Këtë e konfirmoi edhe lojtari me përvojë tek skuadra llapjane Behar Maliqi duke pohuar se lojtarët janë tejet të bashkuar dhe atmosfera në klub është më e mira ndonjëherë.

Maliqi: Vullneti për punë nuk mungon

“Po janë duke shkuar shumë mirë, dhe atmosfera është shumë e mirë në në ekip kështu që vullneti për punë nuk mungon dhe jemi duke punuar shumë mirë gjatë kësaj faze, pak koha por këto ditë që ka pasur shumë borë po ushtrojmë në ambient të mbyllur kështu që stërvitjet nuk po ndalen dhe po shkojnë shumë mirë. Po jemi të kënaqur shumë sepse ka shumë lojtar cilësor, lojtar me bagazh, lojtar të cilët janë të njohur në futbollin Kosovar, janë ardhur edhe disa përforcime besoj që ekipa është shumë e mirë. Më e mira që është na u janë rikthyer nga lëndimet Ahmet Jonnuzi , Mentor Zhdrella edhe portjeri kështu që jemi më të kompletuar”, u shpreh Maliqi.

Ani pse ka pasur disa transferime tek skuadra e Llapit, drejtuesit e skuadrës nuk do të ndalen me kaq dhe do të vazhdojnë të sjellin ende lojtar, por lojtar kryesisht të rinjë por të talentuar, në mënyrë që të shtojnë edhe më shumë konkurencën brenda ekipit.

Skuadra Llapjane është eliminuar nga kupa e Kosovës dhe e gjithë vëmendja e tyre gjatë stinorit pranveror do të jetë superliga, duke tentuar ta fitojnë atë pse jo dhe të sigurojnë një vend për në garat Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat