Mesfushori gjerman nuk po gjen vend në skuadrën e Unai Emery.
Mesut Ozil dhe Arsenali janë gjithnjë e më larg njëri-tjetrit.
Mesfushori gjerman mungon prej disa ndeshjesh zyrtarisht për probleme shëndetësore, por është trajneri Emery që nuk e shikon më lojtarin gjerman në formacionin e tij.
Trajneri spanjoll shpreson të gjendet sa më shpejt një sistemim i ri për Ozil, në mënyrë që të bëjë një tjetër transferim në mesfushë, por paga e lartë prej 350 mijë funtesh në javë mbetet pengesë për të gjithë.
Denis Suarez nga Barcelona duket pasuesi i Ozil, por pa largimin e këtij të fundit nga “topçinjtë” nuk pritet të ketë transferime për mesfushorin e katalanasve.