Sipas medieve italiane Roma e dëshiron Arijan Ademin qysh në këtë afat

Futboll

Sipas medieve italiane Roma e dëshiron Arijan Ademin qysh në këtë afat

Nga: F.B Më: 14 janar 2019 Në ora: 17:12
Arijan Ademi

Futbollisti shqiptar,  Arijan Ademi, i cili është aktualisht kapiten i skuadrës kroate Dinamo nga Zagrebi, mund të transferohet në Romë, bëjnë të ditur mediet sportive italiane.

Lajmi për mundësinë që kapiteni i skuadrës Dinamo, Ademi, të bëhet pjesë e skuadrës italiane Roma është publikuar edhe nga rrjeti social i kreut të Federatës Kroate Davor Shuker.

Sipas tij, bazuar edhe në shkrimet e medieve italiane për Arijan Ademin, trajneri i skuadrës Roma Di Françesko është i gatshëm të paguaj shumën ndërmjet 6- 7 milionë euro.

Ademi, me kalimin eventual në skuadrën e Romës do të zëvendësonte futbollistin 35 vjeçar italian Daniele De Rossi, që është i lënduar dhe ka paralajmëruar tërheqjen nga futbolli.

Sipas Shukerit tashmë skuadra GNK Dinamo, ka nisur bisedimet për kalimin e kapitenit Arijan Ademi në skuadrën e Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat