Ministri Gashi i dorëzon vendimin familjes së Fadil Vokrrit...

Futboll

Ministri Gashi i dorëzon vendimin familjes së Fadil Vokrrit...

Më: 15 janar 2019 Në ora: 14:06
Ministri Gashi i dorëzon vendimin familjes së Fadil Vokrrit...

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi ka pritur sot në takim familjen e legjendës, Fadil Vokrri, për t’i dorëzuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, përmes të cilit, të ndjerit i njihet statusi i qytetarit me merita të veçanta për kontributin e tij dhënë në promovimin e sportit në arenën ndërkombëtare.

Familjes së Vokrrit, e përfaqësuar nga bashkëshortja zonja Edita dhe djemtë Gramozi e Alberti, ministri ua dorëzoi vendimin, i cili parasheh që familjes së Vokrrit i transferohen mjete financiare prej 1.000 euro në muaj.

Me këtë rast, ministri Gashi, tha se përmes këtij vendimi shteti e shpreh mirënjohjen për kontributin dhe angazhimin që ka dhënë legjenda Fadil Vokrri.

“Ne ju kemi ftuar që sot t’ju japim vendimin e Qeverisë andaj edhe takimi jonë është i veçantë dhe emocional. Ne kemi pasur obligim që ta marrim këtë vendim pasi ai me veprat e tij të mëdha ka lënë gjurmë në futboll e veçanërisht me kontributin e tij në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare të sportit”, tha ministri Gashi.

Ndërsa, bashkëshortja e Fadil Vokrrit, Edita, ndër të tjera falënderoi ministrin Gashi për vendimin e marrë si dhe për nderimin që jep për bashkëshortin e saj.

“Falë punës dhe angazhimit të tij Kosova tashmë është pjesë e shumë organizatave ndërkombëtare sportive andaj ju falënderoj për vendimin e marrë si dhe për nderimin për bashkëshortin tim”, tha ajo.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndjerit Fadil Vokrri t’i njihet statusi qytetar nderi me merita të veçanta për kontributin që ka dhënë në sport e veçanërisht në futboll dhe të ndajë një pagë mujore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat