Telashe për Liverpoolin, Alexader-Arnold do të mungojë një muaj

Futboll

Telashe për Liverpoolin, Alexader-Arnold do të mungojë një muaj

Më: 15 janar 2019 Në ora: 15:35
Trent Alexander-Arnold

Liverpooli po zhvillon një sezon fantastik në Premier Ligë dhe i vetëm e kryeson tabelën me katër pikë dallim nga ndjekësi i parë Manchester City, shkruan KosovaPress.

Por në një fazë shumë të rëndësishme të kampionatit, trajneri Jurgen Klopp ka marrë lajmin për lëndimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Trent Alexander-Arnold.

Goal shkruan që reprezentuesi anglez do të qëndrojë jashtë fushave për katër javë, pas lëndimit në gju dhe nuk do të luajë në ndeshjet përballë, Crystal Palace, Leicester City, West Ham dhe Bournemouth.

Përveç Arnold, mungesa tjera në mbrojtjen e Liverpoolit, janë edhe Joe Gomez, Dejan Lovren dhe Joel Matip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat