Mediat italiane: Edon Zhegrova në Milan - Bota Sot
Mediat italiane: Edon Zhegrova në Milan

Futboll

Mediat italiane: Edon Zhegrova në Milan

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:04
Edon Zhegrova

Mediat italiane raportojnë se Milani është duke menduar ta transferojë anësorin e Kosovës, Edon Zhegrovën, për ta zëvendësuar turkun zhgënjyes Hakan Calhanoglun.

Milani e ka vënë në treg Calhanoglun, i cili ka zhgënjyer në fanellën kuqezi që prej transferimit nga Bayer Leverkuseni këtë sezon, skuadër me të cilën bëri emër.

Leipzig ka trokitur në derën e Milanit me një ofertë të ngritur në vlerë 20 milion euro për turkun, që sipas Calciomercatos dhe Sports Mediaset, do ta pranojë ofertën e gjermanëve për Calhanoglun.

Shitja e turkut do ta detyrojë klubin nga Milano që ta gjejë një zëvendësues të tij.

Drejtori sportiv Leonardo e ka identifikuar yllin kosovar të Genkut, Edon Zhegrovën si zëvendësues ideal të turkut, sipas Sport Mediaset.

Zhegrova i ka bërë vetëm 12 paraqitje për Genkun gjatë këtij sezoni, shtatë prej të cilave ishin në ligën Jupiler Pro League, nivelin e parë të futbollit në Belgjikë. Gjatë këtyre shtatë ndeshjeve, ai e ka shënuar vetëm një gol dhe nuk e ka bërë asnjë asist.

19-vjeçari nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Genkut për asnjë ndeshje të Evropa Ligës, përveç katër ndeshjeve që i kishte zhvilluar gjatë fazës kualifikuese. Në ato katër ndeshje, ai i kishte shënuar dy gola dhe e kishte asistuar një tjetër.

Përfshirje më të madhe në skuadër Zhegrova nuk kishte pasur as në Kupën e Belgjikës, Beker Van Belgie, pasi që aty kishte luajtur vetëm në ndeshjen kundër Lommel, në rundin e gjashtë të kupës.

Ndërsa, në dy ndeshjet e tjera para se të eliminohej Genku nga kupa, Zhegrova nuk kishte qenë as pjesë e skuadrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...