Talenti refuzon Interin, firmos me rivalët e Seria A

Futboll

Talenti refuzon Interin, firmos me rivalët e Seria A

Më: 15 janar 2019 Në ora: 20:43
Hamed Traore

Inter ishte prej kohësh në kontakt me Empolin për të marrë shërbimet e mesfushorit të talentuar Hamed Traore, por akordi nuk u arrit dhe lojtari ka firmosur me Fiorentinën, skuadrën e vetme që po konkurronte me zikaltrit për të marrë shërbimet e tij.

Lojtari do të mbetet deri në fund të sezonit me Empolin, për të kaluar në Firence në verë, aty ku ka firmosur kontratë deri më 30 qershor të vitit 2023. Për të marrë firmën e 18-vjeçarit të talentuar Fiorentina pagoi 12 milionë euro në drejtim të presidentin Corsi. 

Traore është lojtar i klasit 2000, i lindur në Bregun e Fildishtë dhe pritet të jetë një ndër talentet më premtues të së ardhmes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat