Koeman: E kam në skuadër futbollistin më të mirë në botë dhe lojtarin që do bëhet më i miri!

Futboll

Koeman: E kam në skuadër futbollistin më të mirë në botë dhe lojtarin që do bëhet më i miri!

Më: 16 janar 2019 Në ora: 11:24
Futbollistët e Holandës

Ronald Koeman ka deklaruar se ndihet i privilegjuar që ka në skuadër dy mbrojtësit që sipas tij janë më të mirët në botë, Van Dijk e De Ligt.

Selektori i Holandës ka thënë se Van Dijk është momentalisht futbollisti më i mirë në botë.

“Nuk ka asnjë futbollist më me ndikim se sa Van Dijk. Kur ai është në fushë, komplet një fazë është me garancë. Superioriteti i tij e dërgoi Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionëve dhe sivjet po e dërgon drejt titullit. E shihni ndikimin e tij edhe te Holanda. Dolëm lider të grupit më të fortë që kishim sepse Van Dijk e bëri mbrojtjen tonë edhe më të fortë se sa të kampionëve të botës, Francës” ka thënë Koeman.

Por, trajneri i Holandës ka thënë se te “Tulipanët” e ka edhe talentin më të madh në botë.

“De Ligt është lojtari më i talentuar në botë. Me 19 vite është kapiten në Ajax dhe është shkollë në vetë. Ka cilësi të mëdha teknike e taktike. Do të jetë qendërmbrojtësi më i mirë në botë në dy vitet e ardhshme” ka thënë Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat