Solskjaer bën kërkesën e parë për përforcimin e skuadrës

Futboll

Solskjaer bën kërkesën e parë për përforcimin e skuadrës

Më: 16 janar 2019 Në ora: 13:42
Steven Bergwijn

Trajneri i Manchester United u ka kërkuar drejtuesve një sulmues krahu.

Ecuria e Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United po shkon në mënyrë perfekte, teksa norvegjezi është bërë i pari trajner në historinë e klubit që debuton me gjashtë fitore radhazi në po kaq ndeshje.

Duke parë këtë start fantastik, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i plotësojnë atij dëshirat për përforcimin e skuadrës në afatin e janarit.

“Djajtë e Kuq”, janë hedhur në sulm për yllin e PSV Eindhoven, Steven Bergwijn i cili pëlqehet shumë nga trajneri norvegjez.

21-vjeçari ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me kampionin e Holandës dhe United është gati të paguajë 30 milionë euro për ta transferuar atë në Old Trafford.

Bergwijn këtë stinor ka realizuar nëntë gola në 16 paraqitje me PSV në Eredivisie, kurse vitin e shkuar ai ka debutuar edhe me kombëtaren e Holandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat