Barcelona merr vendimin

Futboll

Barcelona merr vendimin

Më: 16 janar 2019 Në ora: 15:36
Josep Maria Bartomeu

Trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde i skadon kontrata në fund të sezonit dhe klubi katalanas ka të drejtën të shkëpusë marrëdhëniet me trajnerin spanjoll.

Në lidhje me këtë situatë foli presidenti, Josep Maria Bartomeu, i cili theksoi: “Ne nuk kemi asnjë dyshim që Valverde do jetë trajneri i Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Ne do të flasim me të kur të vijë momenti i duhur. Kështu kemi rënë dakord. Ai po bën punë të mirë dhe kemi besim tek ai. Ai është inteligjent dhe e di sistemin e lojës së Barçës dhe i menaxhon ndeshjen në filozofinë tonë.”

Me këto fjalë nënkuptohet se Barcelona do të ushtrojë opsionin e vijimit të bashkëpunimit me trajnerin Valverde të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Spanjolli kishte kontratë për dy sezone me katalanasit (që përfundon në qershor të këtij viti) me opsion zgjatjen edhe për një vit, e cila do të hyjë në fuqi pas përfundimit të këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat