Dënohet Gattuso

Futboll

Dënohet Gattuso

Më: 17 janar 2019 Në ora: 19:47
Gennaro Gattuso

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso është dënuar me një ndeshje për shkak të sjelljeve të tij agresive gjatë ndeshjes së Superkupës të mërkurën

Juria e Federatës ka vendosur të enjten duke thënë se Gattuso “ka kërcënuar shumë afër gjyqtarin në fund të ndeshjes pasi Milan humbi 1-0, ‘ka protestuar duke bërtitur ku si rrjedhojë i është adresuars gjyqtarit me gjuhë ofenduese para ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve”.

Nga ana tjetër, Franck Kessie po ashtu është dënuar me një ndeshje, pasi që pas shikimit të VAR ju dha kartoni i kuq, kurse Alessio Romagnoli dhe Miralem Pjanic nga Juventusi po ashtu do të mungojnë shkaku i pesë kartonëve të kuq për ndeshjet e radhës.

Si pasojë e kësaj, Gattuso, Kessie dhe Romagnoli do të mungojnë në ndeshjen e radhës së kuqezinjve në Serie A kundër Genoas të hënën, përderisa Pjanic është i suspenduar në vizitën e Zonjës së Vjetër në Chievo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat