Tifozi kuqezi më i pafat, ose tersi i ish-juventinëve: “Dua shpagim nga Milan!”

Futboll

Tifozi kuqezi më i pafat, ose tersi i ish-juventinëve: “Dua shpagim nga Milan!”

Më: 18 janar 2019 Në ora: 07:35
Gonzalo Higuain

Tashmë, në epokën e celularëve “smart” dhe rrjeteve sociale, mjafton një moment, që tifozët të marrin telefonin, të shkrepin një foto dh eta shpërndajnë atë në profilet e tyre për të denoncuar dëmin e pësuar. Më i fundit mes të zhgënjyerve është një tifoz i Milan, që në të vërtetë duket se nuk i ka mirë punët jo vetëm me kuqezinjtë, por edhe me vetë fatin.

Sikurse dëshmohet nga pretendimi i vetë protagonistit, por edhe nga fotot me të cilat ai shoqëron ankesën, tifozi ka blerë njëra pas tjetërs, dy fanellat më të gabuara të “Djallit”, dhe tashmë kërkon të rimbursohet.

Në fillim fanellën e Leonardo Bonucci, më pas atë të Gonzalo Higuain. Herën tjetër që Milan do të blejë futbollistë nga Juventus, tifozët kuqezi do ta mendojnë gjatë përpara se të blejnë bluzat e reja. “Kërkoj zyrtarisht një shpagim në dëm të AC Milan”, ka shkruar ironikisht një tifoz në llogarinë e tij në “Instagram”, duke postuar fotot me të dyja fanellat e çuara dëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat