Telekamera në dhomat e zhveshjes, Pique sfidon Barcelona-n - Bota Sot
Telekamera në dhomat e zhveshjes, Pique sfidon Barcelona-n

Futboll

Telekamera në dhomat e zhveshjes, Pique sfidon Barcelona-n

Më: 18 janar 2019 Në ora: 07:49
Gerard Pique

Telekamera në dhomat e zhveshjes së Barcelona-s. Jo, nuk bëhet fjalë për asgjë të çuditshme apo të jashtëligjshme. Në fakt, aparaturat që kanë "spiunuar" katalanasit kanë qenë të shtëpisë. Siç ka bërë të ditur "Sport.es", ato i përkasin kompanisë Kosmos, që drejtohet nga Gerard Pique. 

E njëjta që ka drejtuar "La decision", videoja e famshme dhe e shumëdiskutuar me të cilën Antoine Griezmann ka lajmëruar qëndrimin e tij tek Atletico Madrid. Me sa duket, pavarësisht përplasjes me drejtuesit e Barçës për atë video (francezi ishte një objektiv i katalanasve), ajo eksperiencë i ka pëlqyer mbrojtësit.   

Tani ai po synon të imitojë Manchester City-n e ish-trajnerit të tij, Pep Guardiola. Është e vështirë të flasësh për telekamera në një dhomë zhveshjes pa menduar për "All or Nothing", dokumentari me seri i prodhuar nga Amazon, që ka pasur në qendër të vëmendjes sezonin e kaluar të skuadrës angleze, duke ndjekur hap pas hapi lojtarët e Pep drejt titullit në Premier. 

Duke parë se Barcelona është klubi i dytë më i ndjekur në botë në rrjetet sociale dhe se ka Messi-n në përbërje, ky projekt do të ishte tërheqës për shumë tifozë të futbollit dhe jo vetëm. 

Kështu, vazhdon shtrirja e aktiviteteve të Pique, i cili ka vendosur kohët e fundit të bëhet edhe presidenti i FC Andorra-s, organizator i Kupës Davis dhe ku i dihet se çfarë tjetër. Gjithsesi, momenti i zgjedhur për këtë projekt është pak i çuditshëm, siç ka shpjeguar Sport.es. 

Në fakt, lajmi për këtë dokumentar ka ardhur njëkohësisht me lajmërimin nga ana e klubit për krijimin e "Barça Studios", që do të mbulojë gjithçka ka lidhje me ekipin. Një tjetër mundje e vogël krahu mes lojtarit dhe drejtuesve, që gjithsesi i ka dhënë dritën jeshile mbrojtësit për këtë projekt. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...