Djalin që e quajnë serb në Therandë, fëmijën me emër shqiptar, por si quhet babai i tij...

Futboll

Djalin që e quajnë serb në Therandë, fëmijën me emër shqiptar, por si quhet babai i tij...

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2019 Në ora: 13:00
Futbollistët Tarik Çmajçanin dhe Denis Avdiç, dy përforcimet e Ballkanit nga Theranda

Futbollistët Tarik Çmajçanin dhe Denis Avdiç, dy përforcimet e Ballkanit nga Theranda, kanë çuar në këmbë disa dashamirë në qytetin e Therandës, duke i akuzuar se këta të lartpërmendurit janë serb, sidomos për Çmajçanin. Futbollistët vijnë nga Novi Pazari apo siç i thuhet në shqip nga Pazari i Ri i Sanxhakut, por që fatkeqësisht është në territorin e Serbisë.

I gjithë mllefi është te Çmajçanin jo te Avdiç! Çmajçanin, a është serb, a është shqiptar apo boshnjak? Cila është e vërteta e këtij futbollisti? E para, kur u prezantua te Ballkani, u tha se Tarik Çmajçanin, është shtetas boshnjak, është 24-vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit. Tarik Çmajçanin më parë ka luajtur në Serbi, Armeni, Singapor dhe Shqipëri. Djalin që e quajnë serb në Therandë, fëmijën me emër shqiptar, por si quhet babai i tij... Burimet tona shumë të sigurta, bëjnë të ditur se Çmajçanin është me prejardhje nga një fshat i qytetit të Durrësit! “Çmajçanin ka deklaruar se prejardhjen e ka shqiptare dhe nga një fshat i Durrësit. Kështu i ka thënë të parët”, bëri të ditur një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Djali që quhet serb, është i martuar dhe babai i tij e ka emrin Sefedin!  E veçanta tjetër e Çmajçanin është se ka një djalë dhe e ka pagëzuar me emrin Isa. “Si mundet të jetë serb ky Çmajçanin kur babai i tij e ka emrin Sefedin, nëna Dalila dhe djalin e ka emëruar me emrin Isa. A ka serb me emrin Sefedin ose Isa”, tha një burim. I gjithë sherri apo zhurma që bëhet ndaj djalit nga Novi Pazari, është se ai, në një rast, para një kohe e ka pëlqye (like) një postim të Mustafa Nanos, që njihet me qëndrime pro klubeve serbe. Ai postim i Nanos kishte qenë proserb! “Drzi legendo”, kështu kishte shkruar në një koment Çmajçanin! Çka do të thotë në shqip: “Mbaju Legjendë”. Ky pëlqim dhe ky koment është mbajtur mend nga disa dhe sot sulmohet Çmajçanin se është serb, por të dhënat e tija japin version tjetër, me prejardhje shqiptare!

“Çmajçanin e ka pasur si shok në facebook, sepse për dy vite ka luajtur në Teutë të Durrësit dhe ky like më shumë ka qenë si shok, se sa që i ka interesuar atij se çfarë ka shkruar Nano. E dimë të gjithë se kush është Nano dhe që është pro klubeve serbe”, bëhet e ditur nga një burim. E vërteta tjetër është se Çmajçanin shkon edhe në xhami! “Nuk e di se cili serb shkon në xhami e lutet. Atëherë si mundet të jetë serb Çmajçanin dhe shkon e lutet në xhami. Po e zëmë është boshnjak, por kurrsesi serb”, tha ky burim. Çmajçanin me familjen e tij është vendosur në Therandë. Gruaja dhe djali i tij jetojnë në Therandë tani, ndërsa Çmajçanin është në përgatitje me Ballkanin në Durrës. Novi Pazari ka mbi 95 për qind me prejardhjen shqiptare.

Image

Postimi i pëlqyer nga Çmajçanin

Edhe Çmajçanin është me prejardhje shqiptare dhe këtë e ka thënë me gojën e tij”, tha burimi. Novi Pazari është qytet që keqtrajtohet dhe shkelet në të gjitha format nga regjimi i Serbisë. Kanë pak të drejta dhe janë të shtypur keq nga Serbia. Kush janë Novi Pazari me futboll? Mos të harrojmë vitin 1993, me 10 tetor kur tifozët dhe klubi i Novi Pazarit, kishin sulmuar e thyer xhamat e autobusit të klubit të futbollit fantom Prishtina, që udhëhiqej nga kryekrimineli Zhelko Razhnjatoviç-Arkan. Madje Arkani kishte pësuar edhe dajak nga tifozët e Novi Pazarit. Në anën tjetër, sot në Serbi kemi një shqiptar, që luan për klubin Radnik Surdulica, në Superligën serbe. Ai është Faton Xhemaili, por mbron ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë U-21. Duhet theksuar se Ballkani garon në Superligën e Kosovës, renditet në vend të nëntë me 21 pikë dhe lufton që të shmanget nga zona e barazhit. Sponsori kryesor i klubit Ballkani është “Cima”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat